Aktualitet

Ndodh në Elbasan/ 52-vjeçari denoncon vëllanë: Më vodhi "Range Rover-in"! Arrestohet nga Policia

Policia bën me dije se pas denoncimit efektivët kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”dhe kanë arrestuar në flagrancë 54-vjeçarin, T. H., i cili rezultoi se ishte vëllai i denoncuesit. 

11 Mars 2025, 18:01 Nga B.Z
Ndodh në Elbasan/ 52-vjeçari denoncon vëllanë: Më
Foto ilustruese

ELBASAN - Një rast grabitje është denoncuar në Policinë e Elbasanit. Një 52-vjeçar ka shkuar në komisariat dhe ka denoncuar të vëllanë se ky i fundit i kishte vjedhur gjatë natës makinën tip "Range Rover" të parkuar në lagjen "Beqir Dardha".

Policia bën me dije se pas denoncimit efektivët kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”dhe kanë arrestuar në flagrancë 54-vjeçarin, T. H., i cili rezultoi se ishte vëllai i denoncuesit. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë shtetasi L. H., 52 vjeç, kishte denoncuar se gjatë natës së djeshme i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, i cili rezultoi se ishte vëllai i denoncuesit L. H .

Autori i vjedhjes së automjetit u kap ndërsa ishte duke qarkulluar me “Range Roverin”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

denoncim arrestim elbasan vjedhje

Sondazh

Poll