Aktualitet

Grabitën një çantë me lekë në një berberhane, arrestohet 20-vjeçari dhe dy të mitur në Shkodër

Në pranga ka rënë K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë, pasi kanë grabitur një çantë me para dhe sende personale nga një berberhane të qytetit.

11 Mars 2025, 16:31 Nga DOSJA
Grabitën një çantë me lekë në një
Foto ilustruese

SHKODËR - Një 20-vjeçar dhe dy persona të mitur janë arrestuar nga policia në Shkodër pasi akuzohen për vjedhje. Policia sqaron se në pranga ka rënë K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë, pasi kanë grabitur një çantë me para dhe sende personale nga një berberhane të qytetit.

Tre të arrestuarit janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit.

Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën

Sondazh

Poll