Aktualitet

EMRAT/ Fituesi do zëvendësojë Leka Bungon, ja 5 kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së

Këshilli Drejtues i RTSH-së me 11 anëtarë dhe kryetarin e tij u shkarkua nga Parlamenti pas shkeljeve të gjetura në procesin e konkurrimit për drejtor të RTSH-së.

11 Mars 2025, 15:26 Nga M.B
EMRAT/ Fituesi do zëvendësojë Leka Bungon, ja 5 kandidatët
Foto ilustruese

TIRANA- Emrat e kandidatëve për detyrën e kryetarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë zbardhur. Kandidatët janë Alfred Dalipit, Helidon Halitit, Thanas Gogës, Fatjon Hoxhallit dhe Martin Leka. 

Ai që do të fitojë garën, do të zëvendësojë ish-kryetarin Leka Bungo. Këshilli Drejtues i RTSH-së me 11 anëtarë dhe kryetarin e tij u shkarkua nga Parlamenti pas shkeljeve të gjetura në procesin e konkurrimit për drejtor të RTSH-së.

Nërkohë Komisioni i Medias po zhvillon dëgjesat në Kuvend me 68 kandidatët për 11 vendet vakante të anëtarëve të Këshillit. Dje prezantuan platformën e tyre 23 kandidatë. 3 kandidatë që ndodhen jashtë shtetit do të kenë mundësi ta paraqesin programin e tyre online.

 

rtsh

Sondazh

Poll