Aktualitet

EMRI/ U kap me 50 doza kanabis, arrestohet pas një muaj hetime 28-vjeçari në Fier

I riu u arrestuas pasi nga kontrollet fizike dhe në banesë iu gjetën 50 diza me kanabis gati për shitje. 

11 Mars 2025, 10:50 Nga N.F
EMRI/ U kap me 50 doza kanabis, arrestohet pas një muaj hetime
Foto ilustruese

FIER- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pas nje hetimi një mujor. I arrestuari është identifikuar si Nikolin Maka.

I riu u arrestuas pasi nga kontrollet fizike dhe në banesë iu gjetën 50 diza me kanabis gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokuroria e Fierit, në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Fierit, kundër narkotikëve, është finalizuar operacioni “Pritja”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Nikolin Maka, 28 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj. Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza, me qëllim shitjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

droge nikolin maka

Sondazh

Poll