Aktualitet

E rëndë në Itali, 37-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni (FOTO)

Aksidenti ndodhi pak minuta para orës 10 të mëngjesit në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio.

11 Mars 2025, 10:17 Nga N.F
E rëndë në Itali, 37-vjeçari shqiptar përplaset
Foto

MILANO- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës më 10 mars. Raportohet se një shqiptar është goditur për vdekje nga një tren. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është 37-vjeçar por nuk e ka zbuluar identitetin e viktimës.

Aksidenti ndodhi pak minuta para orës 10 të mëngjesit në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ndihma e shpejtë por nuk mundën të bënin asgjë për shqiptarin i cili u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. 

Zjarrfikësit kanë pritur që RFI të ndërpresë shërbimin e energjisë elektrike për të ndërhyrë me masat e sigurisë.  Të pranishëm ishin edhe oficerët e Polfer dhe stafi i RFI. Sipas policisë, burri po ecte përgjatë argjinaturës hekurudhore dhe iu afrua shumë një treni në lëvizje. 

 

humb jeten shqiptari ne itali perplaset nga treni

Sondazh

Poll