Aktualitet

"Kërkojmë të drejtat tona", minatorët në Bulqizë bojkotojnë punën: S'jemi dakord të punojmë ditë të shtunë! Të na rrisin pagën siç ishte planifikuar në janar

Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna pasi sipas tyre ata kishin rënë dakord që në fillmin që do të jetë pushim. Më tej ata janë shprehur se po i shfrytëzojnë dhe se nuk kanë kushte aspak të mira në punë.

11 Mars 2025, 10:36 Nga N.F
"Kërkojmë të drejtat tona", minatorët në
Minatorët

BULQIZË- Minatorët e minierës së Bulqizës prej 5 ditësh janë ngritur në protestë duke bojkotuar e punën. Minatorët në fjalën e tyre janë shprehur se kanë bojkotuar punën përshkak të disa problematikeve që kanë hasur me kontratën e punës.

Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna pasi sipas tyre ata kishin rënë dakord që në fillmin që do të jetë pushim. Më tej ata janë shprehur se po i shfrytëzojnë dhe se nuk kanë kushte aspak të mira në punë. Ankesa gjithashtu kanë edhe për pagën teksa theksojnë se duan rritje të saj ashtu siç ishte planifikuar në fillim të muajit Janar.

"Kërkojmë të drejtat tona, rritje page dhe jo ditë të shtunë në punë. Tani duan që ne te punojmë të shtunave, s'jemi dakord. Kushtet e punës copë-copë. Po na plotësuan kushtet do fillojmë punë", tha një minator.

minatoret bojkotojne punen ne bulqize

Sondazh

Poll