Aktualitet

FOTO/ Policia "zë mend" nga seanca e fundit për Veliajn, efektivët vendosen para GJKKO

Në seancën e fundit në ngarkim të kryebashkiakut, mbështetës të shumtë të tij u mblodhën para godinës së GJKKO dhe SPAK, ndërsa atë ditë u vu re mungesa e efektivëve të policisë. 

11 Mars 2025, 09:41 Nga r.ll
FOTO/ Policia "zë mend" nga seanca e fundit për Veliajn,
GJKKO

TIRANË- Disa efektivë policie janë vendosur para Gjykatës së Posaçme, ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë. Siç duket policia ka "zënë mend" nga seanca e fundit e mbajtur për Veliajn, ndonëse ditën e sotme nuk ka asnjë mbështetës të kryebashkiakut të mbledhur jashtë gjykate. 

FOTO/ Policia "zë mend" nga seanca e fundit për Veliajn,

Në seancën e fundit në ngarkim të kryebashkiakut, mbështetës të shumtë të tij u mblodhën para godinës së GJKKO dhe SPAK, ndërsa atë ditë u vu re mungesa e efektivëve të policisë. 

Lidhur me këtë, SPAK iu drejtua me një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit duke shprehur shqetësimin mbi mungesën e reagimit në garantimin e sigurisë dhe rendit publik, përpara dhe gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. SPAK shprehej se mbështetësit kanë penguar lëvizjen e prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit duke sulmuar automjetet dhe kanë përdorur fyerje dhe kërcënime ndaj tyre.

gjkko erion veliaj

Sondazh

Poll