Aktualitet

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej dhe sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Ndërkohë ditët e fundit, Unikkatili ka shpërndarë mesazhe emocionuese për të, duke ndarë kujtime dhe dedikime prekëse për vëllanë e tij, i cili ishte gjithashtu një pjesë e rëndësishme e karrierës muzikore të Unikkatilit.

10 Mars 2025, 22:32 Nga E. D
Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë:
foto ilustruese

KOSOVË- Mentori Palokaj, i njohur ndryshe si Tee, dhe vëllai i reperit Unikkatili, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur më 2 mars. Trupi i pajetë i tij u gjet në një banesë në Prishtinë, ndërkohë që shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë ditët e fundit, Unikkatili ka shpërndarë mesazhe emocionuese për të, duke ndarë kujtime dhe dedikime prekëse për vëllanë e tij, i cili ishte gjithashtu një pjesë e rëndësishme e karrierës muzikore të Unikkatilit.

“Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti”, në një postimi në InstaStory.

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë:

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur një armë zjarri dhe substanca të dyshuara narkotike, por ende nuk janë shpjeguar rrethanat që mund të kenë çuar në këtë tragjedi. Mentori ishte i njohur për bashkëpunimet e tij muzikore me Unikkatilin, dhe disa prej këngëve të tyre që mbeten të paharrueshme. 

mentori palokaj unikkatili

Sondazh

Poll