Aktualitet

EMRI/ Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër, 51-vjeçari ndërron jetë në spital

Policia bën të ditur se rreth orës 20:50, një kamion i drejtuar nga një 28 vjeçar, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Arben Tanushi, 51 vjeç.

10 Mars 2025, 21:35 Nga E. D
EMRI/ Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër, 51-vjeçari
pamje nga vendngjarja

SHKODR- Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Dajçit, në aksin rrugor Lezhë–Mabe. Policia bën të ditur se rreth orës 20:50, një kamion i drejtuar nga një 28 vjeçar, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Arben Tanushi, 51 vjeç.

fatkeqësisht Arben Tanushi ka ndërruar jetë, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, 51-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.Ndërkohë policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e kamionit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin, 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

arben tanushi

Sondazh

Poll