Sport

VIDEO/ Newcastle fiton ndaj West Ham dhe barazohet me Man.Cityn

Në një ndeshje të ngushtë mes West Ham dhe Newcastle këtë të hënë, goli i ish-lojtarit të Lyonit, Bruno Guimaraes u mjaftoi Magpies (0-1). Falë kësaj fitoreje, djemtë e Eddie Howe ngjiten në vendin e 6-të në Premier League dhe rikthehen në nivel me Manchester Cityn.

11 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Newcastle fiton ndaj West Ham dhe barazohet me Man.Cityn

ANGLI - Tre pikë dhe tre vende më shumë për Newcastle. Fitues ndaj West Hamit këtë të hënë (0-1), Magpies ngjiten në vendin e 6-të në Premier League dhe rikthehen në nivel me Manchester City.

Ish-mesfushori i Lyonit, Bruno Guimaraes shënoi golin e vetëm të ndeshjes, falë një lëvizjeje ‘dhelprash’ nga afërsia (63).

Pas dy humbjeve radhazi, West Ham është rikthyer dhe tani është në vendin e 16-të të mjerueshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll