Sport

Andrea Berta tashmë do të jetë ‘truri’ i Arsenalit... Pritet zyrtarizimi

“Topçinjtë” do ta zyrtarizojnë nënshkrimin e drejtorit sportiv të Atléticos në ditët në vijim

10 Mars 2025, 18:00 Nga DOSJA
Andrea Berta tashmë do të jetë ‘truri’ i Arsenalit...

ANGLI - Nuk iu desh shumë kohë, që Andrea Berta (Brescia, 1972) të gjente një ekip. Më 5 janar ai përfundoi kohën e tij si drejtor sportiv i Atléticos, ai mbërriti në 2013 si sekretar teknik nën José Luis Pérez Caminero dhe, në ditët në vijim,  pozicioni i tij i ri do të zyrtarizohet.

Disa nga të mëdhenjtë e Evropës kanë kontaktuar Bertën gjatë tre muajve të fundit. Chelsea, PSG, Mançester Junajtid, Juventus dhe Arsenal tashmë e kishin zënë në sy kur ishte te Atlético dhe më në fund italiani do të bëhet 'truri' i Arsenalit.

“Topçinjtë” kanë kërkuar një drejtor sportiv që kur Edú Gaspar u largua nga posti në nëntor. Në fakt, emri i Roberto Olabe u dëgjua qartë dhe me zë të lartë, duke njoftuar pothuajse njëkohësisht largimin e tij nga Real Sociedad në fund të sezonit . 

Marrëveshja është e plotë dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Berta, i cili luajti për Carpenedolo, Parma dhe Genoa para se t'i bashkohej Atléticos, ka qenë një figurë kyçe në 'epokën e Simeone', veçanërisht që kur u promovua në drejtori sportiv në 2017.

"Kjo Atlético është trashëgimia e Andrea Bertës. Ai është një nga tre drejtorët më të mirë sportivë në botë," tha Luis Rodríguez, 'krahu i djathtë' e italianit për MARCA. Nën ‘ombrellën’ e tij dolën Julian Alvarez, De Paul, Lino, Reinildo, Marcos Llorente, Julian Alvarez...

Kjo tashmë është 'histori'. Tani do të jetë në dorën e tij të hartojë, së bashku me Mikel Artetën, një Arsenal të ri që do t'i japë fund thatësirës së 'topçinjve'. Është e vërtetë që ai ka fituar dy Superkupa të Anglisë (2020 dhe 2023), por një titull i madh i ka shpëtuar... një titull që përmirëson Kupën FA të fituar në 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll