Sport

Partizani, pas katër javësh gjen fitoren në Superiore, mposht Skënderbeun në Korçë…

Të kuqtë e kryeqytetit fitojnë 2-1 ndaj korçarëve. Nikaj me penallti për Skënderbeun dhe Kote e Eleke për Partizanin, ishin autorët e golave.

10 Mars 2025, 20:02 Nga DOSJA
Partizani, pas katër javësh gjen fitoren në Superiore, mposht

KORCE - Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-2 për të kuqtë e kryeqytetit.

Në fakt ishin korçarët që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 35-të. Ardit Nikaj ktheu në gol një penallti të shkaktuar nga kapiteni i Partizanit, mbrojtësi Marcelino Preka.

Ndërkohë që Partizani u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar si fillim në minutën e 66-të me Koten, teksa golin e fitores e shënoi nigeriani Eleke në minutën e 91-të.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kutoën e 43 pikëve dhe mbetet në vendin e katërt. Në krahun tjetër, Skënderbeu me 27 pikë mbetet në vendin e fundit, duke u afruar më shumë me rënien një kategori më poshtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll