Sport

Ter Stegen ndahet nga gruaja dhe sulmon shtypin: “Gënjeshtarë, nuk ka pasur pabesi”

"Jam i tronditur dhe e zhgënjyer nga keqmenaxhimi dhe mungesa e udhëheqjes dhe kontrollit të Catalunya Radio & Grupo 3Cat, të cilat kanë përhapur lajme të rreme dhe kanë shkelur të drejtat personale”.

10 Mars 2025, 20:14 Nga DOSJA
Ter Stegen ndahet nga gruaja dhe sulmon shtypin: “Gënjeshtarë,

SPANJE - Marc-André Ter Stegen është ende jashtë fushës dhe po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në fillim të sezonit.

Por portieri i Barcelonës është rikthyer në kryetitujt e mediave ditët e fundit, pas njoftimit të ndarjes nga bashkëshortja Daniela Jehle.

Të dy e kanë komunikuar këtë vendim në një deklaratë të përbashkët të publikuar në rrjetet e tyre sociale dhe tani, pas thashethemeve dhe spekulimeve për arsyen e ndarjes, gjermani ka sqaruar, duke sulmuar Catalunya Radio.

"Jam i tronditur dhe e zhgënjyer nga keqmenaxhimi dhe mungesa e udhëheqjes dhe kontrollit të Catalunya Radio & Grupo 3Cat, të cilat kanë përhapur lajme të rreme dhe kanë shkelur të drejtat personale.

Gazetarët Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner janë gënjeshtarë që kanë përhapur lajme të rreme, duke ofenduar publikisht gruan time dhe duke më dëmtuar rëndë në Instagram", shkruante portieri në Instagram.

"Nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e Danielës. Nuk ka asnjë palë të tretë të përfshirë. Ky është një fakt. Siç është komunikuar, unë dhe Daniela kemi vendosur të shkojmë në rrugë të ndara, duke ruajtur një marrëdhënie të bazuar në besim.

"Është krejtësisht e papranueshme që media publike, e drejtuar nga qeveria të ketë përhapur këtë lajm, duke akuzuar rrejshëm Danielën dhe duke e sulmuar atë personalisht. Dëmi është i pariparueshëm”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll