10 Mars 2025, 22:38
Nga M.B
Blendi Klosi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur sot për ndryshimin e brezave në PS dhe faktin që kreu i kësaj force politike Edi Rama ka lënë jashtë listës së sigurtë deputetët burra, duke e rezervuar këtë listë për të rinjtë dhe gratë. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Klosi tha se Partia Socialise është gjithmonë në punë për zgjedhjet dhe sapo mbaron një proces zgjedhor, nis puna për procesin e ardhshëm. I pyetur se përse PS nuk ka aleatë, siç ka PD me 26 parti në koalicion, Klosi tha se ky vendim është marrë që në vitin 2017 dhe se kjo parti ka koalicion me qytetarët, ndërsa për PD, tha se ka koalicion me humbësit.
Pjesë nga fjala e Klosit:
Ne kemi filluar, kemi dy vjet që kur mbaruan zgjedhjet e 2023, direkt bëmë Asamble, ndryshime në drejtuesit politikë, filluam punën për rienergjizimin, kur hyjmë sot në garë, ndjesia që PS përfaqëson frymën dhe elementët e rinj të shoqërisë… Kur vjen puna te lista, PS nuk e ka fare më të voglën vështirësi të thotë që në këtë pjesë të fushatës do të zgjdhim element të rinj, të ndryshojmë pjesën më të madhe të kandidatëve, ndërkohë të gjithë elementët e fortë të PS, përveç drejtuesve politike do të jenë në garë si deputetë në lista të hapura, kanë qëndruar pranë elektoratit, mbledhin vota nga elektorati, gjatë gjithë kësaj kohe jemi marrë me rinovimin dhe rifreskimin e forumeve. Ne merremi gjithë kohën me fushatë, qoftë në terren dhe qoftë në diasporë, votën që do të vijë nga emigrantët tanë kudo ku ndodhen. Në krahasim me kundërshtarët nuk e kemi vështirësinë për të kaluar në këtë etapë të re.
Të qenurit të rinj, krijon një profil që komentohet më gjerë... Partia është mekanizëm që kërkon gjithmonë të ketë elementë të rinj. Nuk është hera e parë. Gjithmonë partitë e thonë këtë, përpiqen që të rekrutojnë apo të fusin nga forumet më të larta, deri në forumet e çdo niveli të rinj. Në partitë e djathta nuk ka element të rinj. Te PS elementët e rinj, duke u alternuar me këta me eksperiencë krijojnë ekipe. PS ia ka dalë që këto gjenerata të reja të alternohen dhe të gjëjnë veten sipas vlerave, votat që japin, etj. Në politikë nëse nuk merr vota nuk je më politikan.
Ne nga 2017 kemi zgjedhur këtë formulë. Ne vendosëm që koalicioni ynë i vetëm të jetë koalicioni me qytetarët. Të gjithë zotërinjtë e paraqitur në foto (koalicioni i PD), janë figura humbëse. Kanë nga 10 humbje para PS dhe askush nuk ngjall shpresën për element dhe ndjesi të re. Të gjithë janë humbës dhe janë një koalicion partish që në 2021 edhe pse ishin edhe njëherë kaq partiçka të vogla, humbën shumë thellë. Nuk e di se cfarë mesazhi ka dashur të japë PD, që ka mbledhur humbësit me vete, por edhe ata që akuzon për shumë gjëra, një pjesë e tyre që morën mandatin, bashkuan votat me PS, sot janë në koalicion. Nuk e di se kush i mëson por më keq se kaq nuk mund ta bënit.
blendi klosi
Politike
10 Mars 2025, 22:04
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një vi...
Politike
10 Mars 2025, 21:40
M.B
Anila Hoxha
TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha foli sot lidhur me seancën që do të mbahet nesër në Apelin e GJKKO-s&...
Politike
10 Mars 2025, 21:29
M.B
Erion Veliaj dhe Ola Xama
TIRANA- Gazetarja Ola Xama deklaroi se studio ligjore që po mbron kryebashkiakun Erion Veliajn është ndë...
Politike
10 Mars 2025, 21:16
M.B
Saimir Koreshi
TIRANA- Deputeti demokrat Saimir Koreshi, ka folur sot në Kuvend për situatën në qytetin e Lushnjës. Koreshi t...
Politike
10 Mars 2025, 21:07
A.Ll
Keshilli Bashkiak Durres
DURRËS - Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Durrës ka qenë e mbushur me diskutime dhe debate mes anëta...
Politike
10 Mars 2025, 21:06
M.B
Edi Rama në Bashkinë e Tiranës
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme sërish në ambientet e Bashkis&...
Politike
10 Mars 2025, 20:53
M.B
Kuvendi
TIRANA- Pas 4 orësh diskutimesh është mbyllur seanca e sotme në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës p...
Politike
10 Mars 2025, 20:47
Dosja.al
Erion Veliaj dhe Toni Gogu
TIRANA- Erion Veliaj është një nga ata politikanë që dinë të transformohen sipas rastit....
Politike
10 Mars 2025, 20:31
A.Ll
TIRANË - Fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua sot në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviator...
Politike
10 Mars 2025, 20:16
M.B
Parlamenti Europian
TIRANA- Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej an...