10 Mars 2025, 21:07
Nga A.Ll
Keshilli Bashkiak Durres
DURRËS - Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Durrës ka qenë e mbushur me diskutime dhe debate mes anëtarëve të tij, ku dy çështje kryesore në rendin e ditës ngjallën kundërshti: shpronësimet për rikonstruksionin e një rruge në Ishëm dhe rialokimi i fondeve të pashpenzuara të Rindërtimit për vitin 2024.
Në lidhje me shpronësimet, këshilltari i opozitës, Jonuz Myshketa, kërkoi që banorët e prekur nga projekti i rikonstruksionit të marrin një dëmshpërblim të drejtë, duke e cilësuar fondin prej 400 mijë lekësh si të pamjaftueshëm. Ai ishte i vetmi që votoi kundër këtij vendimi, duke argumentuar se vlerësimi nuk pasqyron realitetin ekonomik të tregut. Edhe këshilltari demokrat, urbanisti Ardian Muka, mbajti të njëjtin qëndrim, duke theksuar se vlerësimi i tokës dhe objekteve duhet të jetë më i drejtë dhe të reflektojë çmimet reale.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Bashkisë, Elio Jani, sqaroi se fondi i përcaktuar vlen vetëm për tokën bujqësore dhe jo për ndërtesat apo asetet e tjera, duke theksuar se Bashkia po zbaton ligjin në mënyrë të saktë dhe transparente, duke iu referuar çmimeve të tregut. Sipas tij, çdo vlerësim është bërë në bazë të kritereve të përcaktuara nga institucionet përkatëse.
Një tjetër çështje që ndezi debat ishte rialokimi i fondeve të pashpenzuara të Rindërtimit. Këshilltari demokrat Ardian Muka ngriti shqetësimin mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet prej 8 milionë eurosh, të cilat vazhdojnë të rialokohen vit pas viti për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Ai kërkoi transparencë më të madhe mbi shpenzimet dhe procesin e ndarjes së këtyre fondeve.
Këshilltarët e shumicës mbrojtën vendimin, duke argumentuar se pjesa më e madhe e fondeve të rindërtimit janë përdorur për rikuperimin e objekteve private të dëmtuara, si dhe për kolaudime dhe mbikëqyrje të punimeve. Sipas tyre, fondet janë menaxhuar sipas planifikimeve dhe nevojave të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.
Nënkryetari i Bashkisë, Elio Jani, theksoi se procesi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar dhe se këto fonde i përkasin viteve 2023-2024, por janë ende të palikuiduara për firmat ndërtuese që kanë kryer investimet. Ai siguroi se fondet do të shpërndahen sipas planeve të miratuara dhe se çdo procedurë do të ndiqet sipas ligjit.
Pavarësisht kundërshtimeve nga opozita, vendimi për rialokimin e fondeve të Rindërtimit për vitin 2025 u miratua me 33 vota pro dhe 7 kundër. Debatet e sotme treguan qartë ndasitë mes shumicës dhe opozitës mbi çështjet e menaxhimit të fondeve publike dhe dëmshpërblimeve për qytetarët e prekur nga projektet e infrastrukturës dhe rindërtimit.
Politike
10 Mars 2025, 21:06
M.B
Edi Rama në Bashkinë e Tiranës
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme sërish në ambientet e Bashkis&...
Politike
10 Mars 2025, 20:53
M.B
Kuvendi
TIRANA- Pas 4 orësh diskutimesh është mbyllur seanca e sotme në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës p...
Politike
10 Mars 2025, 20:47
Dosja.al
Erion Veliaj dhe Toni Gogu
TIRANA- Erion Veliaj është një nga ata politikanë që dinë të transformohen sipas rastit....
Politike
10 Mars 2025, 20:31
A.Ll
TIRANË - Fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua sot në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviator...
Politike
10 Mars 2025, 20:16
M.B
Parlamenti Europian
TIRANA- Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej an...
Politike
10 Mars 2025, 20:21
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur...
Politike
10 Mars 2025, 20:02
M.B
Lumir Abdixhiku
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja s’do të shkoj&...
Politike
10 Mars 2025, 19:52
B.Z
Flamur Noka
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është ndalur gjatë fjalës së...
Politike
10 Mars 2025, 19:38
B.Z
Dashnor Sula
TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka deklaruar këtë të hënë se në Spitalin e Elbasanit vidhen sipas ...
Politike
10 Mars 2025, 19:30
M.B
Joshua E. Roberts
SHBA- Avokati amerikan Joshua E. Roberts foli sot para mediave pas vizitës në paraburgimin e Durrësit duke u prezantuar si...