Veliaj nesër në Apelin e GJKKO-së, gazetarja: Synohet gjykata e Strasburgut!
Anila Hoxha TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha foli sot lidhur me seancën që do të mbahet nesër në Apelin e GJKKO-s&...
Bëhet me dije se kjo vizitë vjen në kuadrin e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy ministrive homologe në fushën e shëndetësisë, të konkretizuar me një sërë marrëveshjesh dypalëshe.
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, ministrin e Shëndetësisë të Italisë, Orazio Schillaci. Bëhet me dije se kjo vizitë vjen në kuadrin e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy ministrive homologe në fushën e shëndetësisë, të konkretizuar me një sërë marrëveshjesh dypalëshe.
Me qëllim rritjen më tej të këtij bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e shëndetësisë u nënshkrua Deklarata e Mirëkuptimit mes MSHMS-së dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli dhe Drejtoresha e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, Stefania Vizzaccaro.
Bazuar në Strategjinë e Shëndetit 2021-2030 dhe përvojës së Italisë, kjo marrëveshje synon shkëmbimin e praktikave dhe njohurive më të mira në sektorin e shëndetit të nënës-fëmijës dhe të porsalindurve. Koçiu theksoi se me Ministrin e Shëndetësisë së Italisë, hodhën një hap të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve.
Koçiu bëri me dije se nëpërmjet asistencës teknike dhe projekteve të përbashkëta shëndetësore do të rritet cilësia shërbimeve neonatale në katër spitale kryesore, në maternitetet “Koço Gliozheni” dhe Mbretëresha Geraldinë në Tiranë, si dhe në spitalet e Fierit dhe Dibrës.
“Me nënshkrimin e Deklaratës së Mirëkuptimit, angazhohemi për përmirësimin e shërbimeve neonatale në maternitetet e Tiranës, Fierit dhe Dibrës, për të siguruar kujdes më cilësor për nënat dhe foshnjat”, deklaroi Koçiu.
Anila Hoxha TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha foli sot lidhur me seancën që do të mbahet nesër në Apelin e GJKKO-s&...
Erion Veliaj dhe Ola Xama TIRANA- Gazetarja Ola Xama deklaroi se studio ligjore që po mbron kryebashkiakun Erion Veliajn është ndë...
Saimir Koreshi TIRANA- Deputeti demokrat Saimir Koreshi, ka folur sot në Kuvend për situatën në qytetin e Lushnjës. Koreshi t...
Keshilli Bashkiak Durres DURRËS - Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Durrës ka qenë e mbushur me diskutime dhe debate mes anëta...
Edi Rama në Bashkinë e Tiranës TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme sërish në ambientet e Bashkis&...
Kuvendi TIRANA- Pas 4 orësh diskutimesh është mbyllur seanca e sotme në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës p...
Erion Veliaj dhe Toni Gogu TIRANA- Erion Veliaj është një nga ata politikanë që dinë të transformohen sipas rastit....
TIRANË - Fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua sot në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviator...
Parlamenti Europian TIRANA- Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej an...
Ilir Meta TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur...