Bota

U godit nga një anije mallrash, shpërthen në flakë cisterna e naftës në Angli, shpëtohen 32 persona

Cisterna me flamur amerikan, MV Stena Immaculate, u godit ndërsa po ankorohej nga anija e kontejnerëve me flamur portugez, MV Solong.

10 Mars 2025, 15:08 Nga B.Z
U godit nga një anije mallrash, shpërthen në flakë cisterna
Foto ilustruese

ANGLI - Të paktën 32 persona janë shpëtuar pasi një cisternë nafte dhe një anije mallrash u rrëzuan në brigjet e Yorkshire para se të shpërthenin në flakë.

Cisterna me flamur amerikan, MV Stena Immaculate, u godit ndërsa po ankorohej nga anija e kontejnerëve me flamur portugez, MV Solong, në brigjet e Humber Estuary, Hull, shkruan Daily Mail..

Pamjet tmerruese tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen nga skena e përplasjes. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, me rojet bregdetare që kanë bërë një thirrje urgjente për anijet që të bashkohen me përpjekjet e kërkim-shpëtimit.  Më shumë se 30 persona janë nxjerrë në breg, sipas një shefi të portit lokal. 

Megjithatë, është e paqartë se sa nga ekuipazhi nga secila anije e goditur mbeten të pagjetur.  Helikopterët janë në vendngjarje gjithashtu dhe po monitorojnë nga ajri situatën.

 

cisterne angli shperthim

Sondazh

Poll