Bota

VIDEO/ Mbyllet "Tower Bridge" në Londër, një person është ngjitur në hekurat e urës, policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje

Është e paqartë sesi personi ka arritur të ngjitet pa u vënë re.

10 Mars 2025, 14:04 Nga N.F
VIDEO/ Mbyllet "Tower Bridge" në Londër, një person
Personi i ngjitur në urë

LONDËR- Ura ikonë "Tower Bridge" e Londrës është mbyllur ditën e sotme për qarkullim si për mjetet edhe për këmbësorët. Shkak i mbylljes së urës është bërë një person i cili është ngjitur mbi hekurat anësorë të objektit. Është e paqartë sesi personi ka arritur të ngjitet pa u vënë re.

Në zonë ndodhen makina zjarrfikëse dhe shërbime të tjera emergjente. Të shtunën e kaluar, një burrë u ngjit në Big Ben duke mbajtur një flamur palestinez dhe ndërpreu qendrën e kryeqytetit britanik për orë të tëra.

londer

Sondazh

Poll