Bota

VIDEO/ Alarmohen autoritetet britanike, përplaset një anije mallrash me një cisternë nafte, zjarri dhe tymi "pushton" detin

 Roja Bregdetare mori një telefonatë në orën 09:48 të mëngjesit në lidhje me ngjarjen. Në vendngjarje kanë shkuar një helikopter shpëtimi me varka shpëtimi, një avion dhe anije si zjarrfikëse.

10 Mars 2025, 13:52 Nga N.F
VIDEO/ Alarmohen autoritetet britanike, përplaset një anije mallrash
Pamje nga vendi i ngjarjes

ANGLI- Autoritetet britanike janë alarmuar pasi një cisternë dhe një anije mallrash u përplasën në brigjet e East Yorkshire, duke shkaktuar një zjarr të madh. Roja Bregdetare mori një telefonatë në orën 09:48 të mëngjesit në lidhje me ngjarjen. Në vendngjarje kanë shkuar një helikopter shpëtimi me varka shpëtimi, një avion dhe anije si zjarrfikëse.

Të përfshirë në aksident janë cisterna e naftës STENA IMMACULATE në një anije me flamur amerikan e ndërtuar në vitin 2017 dhe anija e mallrave është me flamur portugez, e ndërtuar në 2005 dhe quhet Solong. Në vendngjarje ndodhen varkat e shpëtimit dhe ekipet e zjarrfikësve, ndërsa një operacion shpëtimi po koordinohet nga roja bregdetare.

angli

Sondazh

Poll