Bota

Marco Rubio: SHBA ka mbyllur zyrtarisht 83% të programeve në USAID, anulohen 5000 kontrata

Rubio njofton se 18% e mbetur e programeve ose rreth 1000 kontrata do të administrohen më efektivisht nën Departamentin e Shtetit.

10 Mars 2025, 12:05 Nga r.ll
Marco Rubio: SHBA ka mbyllur zyrtarisht 83% të programeve në USAID,
marco rubio

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar ditën e sotme se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83% të programeve në USAID. Përmes një postimi në "X", Rubio bën me dije se janë anulluar 5200 kontrata që sipas tij kanë shpenzuar miliarda dollarë dhe kanë dëmtuar interesat kombëtare të SHBA-së. Më tej ai njofton se 18% e mbetur e programeve ose rreth 1000 kontrata do të administrohen më efektivisht nën Departamentin e Shtetit.

"Pas një shqyrtimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetra miliarda dollarë në mënyra që nuk shërbyen (dhe në disa raste edhe dëmtonin) interesat kyçe kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në konsultim me Kongresin, ne kemi për qëllim që 18% e mbetur të programeve që po mbajmë (afro 1000) të administrohen tani më efektivisht nën Departamentin e Shtetit. Faleminderit DOGE dhe stafit tonë të palodhur që punoi shumë orë për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike.", thuhet në postimin e Rubio në "X".

Qindra programe të USAID-it, që ofrojnë ndihmë jetike në mbarë botën, u ndalën pasi Trumpi, më 20 janar, urdhëroi ngrirjen e shumicës së ndihmës amerikane, duke thënë se ai dëshiron të sigurohet që ajo të jetë në përputhje me politikën e tij të jashtme. Ai ngarkoi miliarderin Elon Musk, i cili pretendoi se USAID-i është organizatë "kriminale", me detyrën për ta tkurrur agjencinë.

Në vitin fiskal 2023, Shtetet e Bashkuara i ndanë 72 miliardë dollarë ndihmë në mbarë botën për shumëçka, nga shëndeti i grave në zonat e konfliktit, te qasja në ujë të pastër, trajtimet për HIV/AIDS, siguria energjetike dhe puna kundër korrupsionit.

Financimi, më pak se 1% e buxhetit total të Shteteve të Bashkuara, është thelbësor për përpjekjet e Uashingtonit për të ndërtuar aleanca në mbarë botën, për të forcuar diplomacinë e tij dhe për të kundërshtuar ndikimin e kundërshtarëve si Kina dhe Rusia në vendet në zhvillim.

Anulimi masiv i kontratave të USAID kërcënon gjithashtu organizata dhe projekte të ndryshme ukrainase në shumë sektorë, duke përfshirë energjinë, arsimin, median dhe mbështetjen humanitare.

marco rubio usaid

Sondazh

Poll