Politike

Celibashi kërkoi bllokimin e nismës për burgjet e hapura, KAS i hap rrugën Kuvendit për të miratuar projektligjin

Projektligji për burgjet e hapura parashikon që të burgosurit të dalin gjatë ditës për të punuar dhe të kthehen në qeli natën, si një fazë përfundimtare për lirimin e mundshëm të tyre.

10 Mars 2025, 12:43 Nga N.F
Celibashi kërkoi bllokimin e nismës për burgjet e hapura, KAS i
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS ka rrëzuar ditën e sotme kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili kërkoi bllokimin e nismës për burgjet e hapura. KAS i ka hapur rrugë Kuvendit që të miratojë projektligjin për burgjet e hapura. Projektligji për burgjet e hapura parashikon që të burgosurit të dalin gjatë ditës për të punuar dhe të kthehen në qeli natën, si një fazë përfundimtare për lirimin e mundshëm të tyre.

KAS i ka dhënë të drejtë Kuvendit të miratojë këtë nismë ligjore, që mund të ketë ndikim në procesin e rehabilitimit dhe integrimit të të dënuarve. Celibashi kishte argumentuar se ky ligj shkelte Kodin Zgjedhor dhe mund të përdorej si fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer se 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.

Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.

Ndryshimet në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, janë nxitur, sipas Naços nga problematikat e zbatimit të ligjit në fuqi dhe ofrojnë sipas tij zgjidhje për rehabilitimin social, vetëqeverisjen dhe kosto më të ulëta për burgjet.

kqz kas

Sondazh

Poll