Bota

Greva në 10 aeroporte gjermane, 3,400 fluturime të anuluara, punëtorët kërkojnë rritje rroge dhe shpërblime më të larta

Në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt llogaritet se afërsisht 150 mijë pasagjerë nuk do të mund të udhëtojnë me fluturimet e tyre të planifikuara, ndërkohë që nuk do të shërbehen as fluturimet "transit".

10 Mars 2025, 09:00 Nga N.F
Greva në 10 aeroporte gjermane, 3,400 fluturime të anuluara,
Foto ilustruese

GJERMANI- Më shumë se 510,000 pasagjerë janë prekur nga greva e sotme 24-orëshe në të paktën dhjetë aeroporte, e cila filloi në mesnatë. Më shumë se 3,400 fluturime pritet të anulohen në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Berlinit, Dyseldorfit, Bon/Këlnit, Shtutgartit, Leipzigut, Bremenit dhe Hamburgut. Në fakt, në qytetin Hanseatik, mobilizimi ka nisur papritur paraditen e djeshme, me fillimin e pushimit pranveror të shkollës.

Në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt llogaritet se afërsisht 150 mijë pasagjerë nuk do të mund të udhëtojnë me fluturimet e tyre të planifikuara, ndërkohë që nuk do të shërbehen as fluturimet "transit".

Sindikata Ver.di ka bërë thirrje për një grevë të punëtorëve në sektorët e sigurisë së avionëve dhe pasagjerëve dhe në sektorin e pilotëve, përpara raundit të tretë të negociatave me punëdhënësin. Sindikalistët kërkojnë rritje 8% të pagave dhe të paktën 350 euro më shumë të ardhura mujore, shpërblime më të larta për punën në periudha presioni dhe tre ditë shtesë pushimi. Punëdhënësit deri më tani i kanë hedhur poshtë kërkesat si të pabaza dhe nuk kanë paraqitur kundërpropozim.

aeroporte ne gjermani

Sondazh

Poll