10 Mars 2025, 12:32
Nga N.F
Komisioni
TIRANË- Komisioni i Çështjeve Evropiane gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar hapjen e zyrës së re të Bankës Evropiane të Investimeve. Gjithashtu gjatë këtij takimi është miratuar edhe projektligji për "Pakeën e Maleve". Projektligji u miratua me votat e mazhorancës pak ditë pasi KAS rrëzoi KQZ-në për bllokimin e "Paketës së Maleve". Tashmë pritet që projektligji t’i kalojë Kuvendit për seancë plenare, diskutim dhe miratim.
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku e cilësoi "Paketën e Maleve" si një ligj të pastër klientelist dhe antikushtetues, i cili shkel hapur parimet e një tregu të lirë dhe konkurrues. Ajo akuzoi mazhorancën për krijimin e një skeme të re për të shpërblyer klientët politikë në prag zgjedhjesh, duke shpërndarë prona publike pa asnjë mekanizëm kontrolli.
"Ju sot po sillni një projektligj që bie ndesh me vetë ligjet që keni miratuar në vitin 2020 dhe me parimet e prokurimit publik që kërkojnë transparencë dhe garë të hapur. Ky nuk është as integrim europian, as reforma që na çojnë përpara – ky është një ligj i pastër korruptiv!" u shpreh Tabaku.
"Pse një qytetar nga diaspora nuk mund të marrë pjesë në këtë proces? Pse prona u jepet atyre që e kanë zaptuar për 10 vjet dhe jo nëpërmjet një gare të hapur? Kjo nuk është as reformë, as zhvillim ekonomik – kjo është legalizim i vjedhjes dhe favorizim i klientëve tuaj!" shtoi ajo.
Pr/ligji parashikon kalimin e pronësisë mbi pasuritë shtetërore në këto zona, të poseduara pa titull pronësie prej subjekteve private, në funksion të zhvillimit të tyre, për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike. Ligji përcakton procedura specifike për shpalljen e zonave malore si "zona prioritare zhvillimi". Pas shpalljes, individët ose subjektet që zotërojnë pasuri shtetërore në këto zona pa titull pronësie mund të aplikojnë për njohjen si "posedues jopronarë". Këta posedues mund të blejnë pasurinë me një tarifë simbolike prej 1 euro, duke synuar t'i përdorin për investime që zhvillojnë zonën.
komisioni i Çështjeve evropiane paketa e maleve
Politike
10 Mars 2025, 12:16
N.F
Komisioni
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Çështjeve Evropiane ka kaluar marrëveshja e Bankës E...
Politike
10 Mars 2025, 12:24
r.ll
sali berisha
TIRANË Partia Demokratike prezanton ditën e sotme koalicionin opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kry...
Politike
10 Mars 2025, 11:43
N.F
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor. KQ...
Politike
10 Mars 2025, 11:42
r.ll
lili sula
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me skandalin e raportuar nga emisioni investigativ "Piranjat" te Universiteti i Sporteve në...
Politike
10 Mars 2025, 11:07
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka paralajmëruar të gjithë deputetët socialistë që kanë m...
Politike
10 Mars 2025, 11:34
r.ll
edi rama, bin zayed
TIRANË- Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të...
Politike
10 Mars 2025, 11:28
r.ll
glauk konjufca
KOSOVË- Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon që ta formojë Qeverin&e...
Politike
10 Mars 2025, 11:16
N.F
Ajola Xoxa
TIRANË- Seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e bërë nga Ajola Xoxa për lirimin e llogarive bankare ësht&...
Politike
10 Mars 2025, 11:09
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, ndërsa dit&...
Politike
10 Mars 2025, 10:47
N.F
Ahmetaj
TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për çështjen "Buka" ndaj ish-zv.kryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj ës...