PD prezanton "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", Berisha: Ky koalicion përfaqëson elitën politike të kombit shqiptar
sali berisha TIRANË Partia Demokratike prezanton ditën e sotme koalicionin opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kry...
Në lidhje me këtë marrëveshje kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku tha se BEI po vjen për të ndaluar abuzimet me fondet nga qeveria.
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Çështjeve Evropiane ka kaluar marrëveshja e Bankës Evropiane e Investimeve. BEI do të hapë një përfaqësi edhe në Shqipëri, me synim mbështetjen e vendit në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe do të menaxhojë fondet që vendi do të marrë në kuadër të planit të rritjes. Gjatë mbledhjes zv/ministër i Jashtëm, Endrit Yzeiraj u shpreh se hapja e një zyre të BEI në Shqipëri është gur themeli për integrimin e vendit.
“BEI ka treguar aftësi besimi për Shqipërinë, sepse ka dhënë një sërë kredish, por meqë po i afrohemi BE edhe BEI duhet të jetë për menaxhimin specifik të planit të rritjes. Ka një plan trevjeçar me aktet që duhet të miratohen deri në vitin 2027”, shpjegoi ai.
Në lidhje me këtë marrëveshje kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku tha se BEI po vjen për të ndaluar abuzimet me fondet nga qeveria. Ajo shtoi se shpërdorimi i fondeve të IPARD është njollë e madhe për institucionet shqiptare.
“BEI po vjen për të ndaluar abuzimet me fondet e BE, sepse shpërdorimi i fondeve të IPARD është njollë e madhe për institucionet shqiptare”, tha ajo. Deputeti socialist Etjen Xhafaj tha se hapja e dy grupkapitujve brenda këtij muaji është patjetër gur themeli, ashtu si dhe hapja e dy grupkapitujve të tjerë në qershor.
sali berisha TIRANË Partia Demokratike prezanton ditën e sotme koalicionin opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kry...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor. KQ...
lili sula TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me skandalin e raportuar nga emisioni investigativ "Piranjat" te Universiteti i Sporteve në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka paralajmëruar të gjithë deputetët socialistë që kanë m...
edi rama, bin zayed TIRANË- Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të...
glauk konjufca KOSOVË- Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon që ta formojë Qeverin&e...
Ajola Xoxa TIRANË- Seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e bërë nga Ajola Xoxa për lirimin e llogarive bankare ësht&...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, ndërsa dit&...
Ahmetaj TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për çështjen "Buka" ndaj ish-zv.kryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj ës...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se PS-së është garancia e reformës në drejtësi. Rama shtoi s...