Politike

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani

Harasani ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vunate prej 2 vitesh.

9 Mars 2025, 19:54 Nga B.Z
Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta
Andis Harasani

TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, është ndarë nga jeta këtë të diel. Harasani ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vunate prej 2 vitesh.

Ndarjen nga jeta të Harasanit, e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Suela Kapllani Harasani në një postim në rrjete sociale.

Postimi i plotë

Te dashur familjare e miq,

Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.

Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!

Detaje per ceremonine e lamtumires se fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.

Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009, teksa nga shtatori 2002 deri në korrik 2005 ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në vitin 2012 ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA bashkë me familjet e tij.

andis harasani

Sondazh

Poll