Sport

Ish-lojtari i Anglisë 'detyron' avionin të devijojë nga rruga dhe të ulet në Kanada

Fluturimi i Virgin Atlantic nga Las Vegas mbërriti në Heathrow gjashtë orë më vonë se sa ishte planifikuar

8 Mars 2025, 15:31 Nga DOSJA
Ish-lojtari i Anglisë 'detyron' avionin të devijojë nga

ANGLI - Ish-lojtari i Anglisë, Stuart Pearce, tani një komentator televiziv, në moshën 62-vjeçare, pësoi një problem shëndetësor në fillim të kësaj jave në bordin e një fluturimi të Virgin Atlantic midis Las Vegasit dhe Heathrow në Angli, dhe avioni përfundoi duke u devijuar për në Kanada. 

Pearce, i cili po udhëtonte me dikë tjetër, thuhet se po ndjente shumë dhimbje dhe anëtarët e ekuipazhit po kontrollonin situatën, duke vendosur përfundimisht të ndalonin në Kanada përpara se të hynin në Atlantik.

Në aeroport ka qenë në gatishmëri një ekip mjekësor, i cili e ka transportuar për në spital, ku ndodhet ende.

"Dhimbja që kishte dukej se përkeqësohej me kalimin e kohës. Ai lëvizte vazhdimisht në ndenjësen e tij, duke u përpjekur të futej në një pozicion të rehatshëm. Ishte qartë një situatë serioze.

Ekuipazhi i kabinës dhe pasagjerët e tjerë u përpoqën të ndihmonin, ai mori trajtimin më të mirë në rrethanat dhe ishte inkurajuese të shihje të gjithë të përfshirë", tha një burim i afërt me Pearce për The Sun.

Pasagjerët e mbetur vazhduan më pas për në Angli, ku mbërritën gjashtë orë më vonë se sa pritej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Mars 2025, 14:54

Arrihet marrëveshja Ajax-Antony...

HOLANDE - Ajax dhe Antony kanë arritur një marrëveshje për çështjen e arbitrazhit, që braziliani kishte ngri...