Bota

Donald Tusk: Polonia planifikon trajnim ushtarak të detyrueshëm për burrat!

Tusk tha se ushtria ukrainase ka 800 mijë ushtarë, ndërsa Rusia ka rreth 1.3 milionë dhe ai dëshiron të rrisë numrin e ushtrisë polake, duke përfshirë rezervistët, në 500 mijë nga rreth 200 mijë aktualisht.

7 Mars 2025, 16:51 Nga E. D
Donald Tusk: Polonia planifikon trajnim ushtarak të detyrueshëm
foto ilustruese

POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi të premten se po punohet për të bërë të mundur që të gjithë burrat në Poloni t’i nënshtrohen trajnimit ushtarak. Gjatë fjalimit në parlament, Tusk shtoi se qeveria synon të japë detaje të plota në muajt e ardhshëm, shkruan BBC

“Ne do të përpiqemi të kemi një model gati deri në fund të këtij viti, në mënyrë që çdo mashkull i rritur në Poloni të trajnohet në rast lufte, në mënyrë që kjo rezervë të jetë e krahasueshme dhe adekuate me kërcënimet e mundshme”, theksoi kryeministri i vendit.

Tusk tha se ushtria ukrainase ka 800 mijë ushtarë, ndërsa Rusia ka rreth 1.3 milionë dhe ai dëshiron të rrisë numrin e ushtrisë polake, duke përfshirë rezervistët, në 500 mijë nga rreth 200 mijë aktualisht.

“Ne po flasim për nevojën për të pasur një ushtri prej gjysmë milioni në Poloni, duke përfshirë edhe rezervistët. Duket se nëse i organizojmë gjërat me mençuri dhe po flas vazhdimisht me Ministrin e Mbrojtjes, do të duhet të përdorim disa drejtime veprimi. Kjo do të thotë rezervistët, por edhe stërvitje intensive për t'i bërë ata që nuk shkojnë në ushtri ushtarë të plotë dhe kompetent gjatë një konflikti," shtoi ai.

Polonia tashmë po planifikon të shpenzojë 4.7% të prodhimit të saj ekonomik për mbrojtjen këtë vit, përqindja më e lartë në aleancën e NATO-s. Tusk i tha parlamentit se shpenzimet duhet të rriten në 5% të PBB-së. Më herët, presidenti Duda propozoi ndryshimin e kushtetutës për t'i bërë të detyrueshme shpenzimet e mbrojtjes në nivelin 4% të PBB-së.

Kryeministri tha gjithashtu se ai mbështet tërheqjen e Polonisë nga konventa e Otavës që ndalon përdorimin e minave tokësore kundër personit, dhe gjithashtu ndoshta nga konventa e Dublinit që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Polonia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainën fqinje në vitin 2022.

donald tusk

Sondazh

Poll