7 Mars 2025, 16:39
Nga r.ll
foto ilustruese
MOSKË- Teksa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dy fuqitë kanë kontrollin e armëve lart në agjendën e tyre.
Kremlini u tha gazetarëve më 7 mars se është i hapur për dialog dhe diskutime të gjera me SHBA-në lidhur me arsenalet e tyre bërthamore pasi presidenti amerikan, Donald Trump, bëri një thirrje të përgjithshme për fuqitë e tjera bërthamore që të pakësojnë stoqet e tyre.
“Dialogu mes Rusisë dhe SHBA-në mbi kontrollin e armëve është i domosdoshëm, veçmas sa i përket stabilitetit strategjik”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kjo është përgjigje ndaj komenteve të bëra një ditë më parë nga Trumpi, i cili u zotua se do ta bëjë qëllim të mandatit të tij të dytë presidencial çarmatosjen bërthamore, i cili po synon të përmirësojë raportet SHBA-Rusi dhe të hartojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.
Deklaratat nga Kremlini po ashtu u bën në kohën kur Uashingtoni po përgatitet të takohet me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite javën e ardhshme lidhur me arritjen e një marrëveshjeje, pasi zhvilluan bisedime të ngjashme me Rusinë në shkurt.
“Do të ishte mirë nëse të gjithë do të asgjësonin armët e tyre bërthamore”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale më 6 mars. “E di që Rusia dhe ne kemi më së shumti [armë bërthamore]. Për katër apo pesë vjet, Kina do të ketë numrin e njëjtë të armëve. Do të ishte mirë nëse ne do të çarmatoseshim sepse fuqia e armëve bërthamore është e çmendur”.
Përderisa Trump foli në mënyrë specifike për stoqet bërthamore të Kinës, Rusisë dhe SHBA-së – që kanë numrin më të madh të armëve bërthamore në botë – Peskov tha se diskutimi po ashtu duhet të përfshijë fuqitë bërthamore evropiane, Britaninë dhe Francën, veçanërisht duke pasur parasysh deklaratat e bëra së fundi nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Udhëheqësi francez ka deklaruar se është i gatshëm të zgjerojë ombrellën bërthamore të shtetit të tij për shtete të tjera evropiane.
Kremlini ka kritikuar këtë ofertë të bërë nga Macroni, duke thënë se përmban “tone të shantazhit bërthamor” dhe se Franca po kërkon që të marrë “udhëheqjen bërthamore në Evropë”.
Deklarata e Trumpit për kontrollin e armëve bërthamore janë në vazhdimësi të deklaratave të bëra në shkurt, kur ai tha se dëshiron që të rinisë bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën si pjesë e një procesi ku të tri shtetet do të përgjysmonin buxhetet e tyre për mbrojtje.
Rusia dhe SHBA-ja janë fuqitë më të mëdha bërthamore në botë me mbi 5.000 koka bërthamore që ka secila, ndërkaq Kina besohet se ka rreth 500. Franca ka 290 koka bërthamore, ndërkaq Britania 225.
Rusia kishte pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për kontrollin e armëve bërthamore me SHBA-në të njohur si New START gjatë administratës paraprake amerikane të demokratit Joe Biden./REL
donald trump armet berthamore rusi vladiumir putin
Bota
7 Mars 2025, 15:51
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sul...
Bota
7 Mars 2025, 15:41
E. D
foto ilustruese
RUSI- Kremlini ka reaguar për herë të parë pas komenteve të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili ...
Bota
7 Mars 2025, 15:26
E. D
Aleksandar Vuçiç
RUSI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Presidentitn rus ...
Bota
7 Mars 2025, 15:11
N.F
Foto ilustruese
BRAZIL- Ndryshimet klimatike në vendet që kultivojnë banane do të përbëjnë një k&eu...
Bota
7 Mars 2025, 15:01
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me ...
Bota
7 Mars 2025, 14:36
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ngrit në Teksas të enjten, më 6 mars, duke shkaktuar ndalimin e fluturi...
Bota
7 Mars 2025, 14:07
M.B
Porta e mbyllur në ndërtesën e Agjencisë Shtetërore për Hetime (SIPA) të Bosnje e Hercegovinës në Banjallukë...
Bota
7 Mars 2025, 13:51
E. D
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se Presidenti amerikan Donald Trump ka n...
Bota
7 Mars 2025, 13:47
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Tregjet europiane ishin kryesisht në rënie të premten, duke mbyllur një javë të paqëndrueshme t&...
Bota
7 Mars 2025, 13:37
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se planet për sigurinë evropiane duhet të përfshijnë e...