Bota

Trump kërkoi zhdukjen e armëve bërthamore, reagon Kremlini: Është e nevojshme një bisedë mes Rusisë dhe SHBA-së...

Rusia ka bërë thirrje për dialog më të gjerë, ku ka kërkuar që pjesë e diskutimeve për çnuklearizimin të jenë dhe arsenalet bërthamore të Evropës.

7 Mars 2025, 15:41 Nga E. D
Trump kërkoi zhdukjen e armëve bërthamore, reagon Kremlini:
foto ilustruese

RUSI- Kremlini ka reaguar për herë të parë pas komenteve të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili tha se do të ishte më mirë për botën nëse të gjithë do të hiqnin qafe armët bërthamore. Rusia ka bërë thirrje për dialog më të gjerë, ku ka kërkuar që pjesë e diskutimeve për çnuklearizimin të jenë dhe arsenalet bërthamore të Evropës, shkruan Sky News

I pyetur për komentet e Trump, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se është e nevojshme një bisedë mes Rusisë dhe SHBA-së për kontrollin e armëve, veçanërisht për të ruajtur stabilitetin strategjik. Ndërkohë Trump theksoi se SHBA dhe Rusia janë dy shtetet me arsenalet më të mëdha bërthamore, duke shtuar se Kina do të arrijë një nivel të ngjashëm brenda 4-5 viteve.

“Do të ishte mirë nëse të gjithë do të mund të çnuklearezoheshim sepse fuqia e armëve bërthamore është e çmendur,” tha Trump.

Deklaratat vijnë në një kohë kur një përplasjet mes Francës dhe Rusisë janë ashpërsuar ditën e fundit. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi Rusinë një kërcënim për Francën dhe Evropën. Nga ana tjetër, Kremlini ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Macron, duke i cilësuar ato si kërcënime dhe nota të shantazhit bërthamor. Rusia gjithashtu ka kritikuar Francën për kërkesën e saj që të marrë udhëheqjen bërthamore në Evropë.

donald trump kremlini

Sondazh

Poll