Bota

"Sanksione dhe tarifa..."/ Rusia sulmon Ukrainën gjatë natës, Trump paralajmëron Putin: Uluni në tryezën e bisedimeve para se të jetë tepër vonë

Trump përmes një postimi në Truth Social tha se Rusia po e dëmton rëndë Ukrainën në fushën e betejës dhe kjo është një ndër arsyet kryesore për të vendosjen e sanksioneve.

7 Mars 2025, 15:51 Nga E. D
"Sanksione dhe tarifa..."/ Rusia sulmon Ukrainën gjatë
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sulmesh gjatë natës në Ukrainë. Trump përmes një postimi në Truth Social tha se Rusia po e dëmton rëndë Ukrainën në fushën e betejës dhe kjo është një ndër arsyet kryesore për të vendosjen e sanksioneve. Trump gjithashtu u bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve, para se të jetë tepër vonë. 

“Duke u bazuar në faktin se Rusia po “godet” Ukrainën në fushën e betejës tani, unë po shqyrtoj me forcë sanksione të mëdha bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe një MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE PËR PAQEN. Për Rusinë dhe Ukrainën, uluni tani në tavolinën e bisedimeve, para se të jetë vonë. Faleminderit!!!”, shkruhet në postimin e Trump.

 

"Sanksione dhe tarifa..."/ Rusia sulmon Ukrainën gjatë

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, SHBA, Britania e Madhe dhe BE, së bashku me vende si Australia, Kanadaja dhe Japonia, kanë vendosur më shumë se 21,000 sanksione ndaj Moskës. 

Ja një vështrim në disa nga sanksionet e vendosura prej tyre:

Rreth 350 miliardë dollarë (276 miliardë £) e rezervave valutore të Rusisë – rreth gjysma e totalit të saj – u ngrinë në vitin 2022

Rreth 70% e aktiveve të bankave ruse, e jashtmeu ngrinë gjithashtu dhe disa banka u përjashtuan nga Swift , një sistem kyç i mesazheve financiare

SHBA dhe Britania e Madhe ndaluan naftën dhe gazin natyror rus, ndërsa BE ndaloi importet e naftës së papërpunuar nga deti

G7 vendosi një kufi çmimi prej 60 dollarësh (47 £) për fuçi për naftën bruto ruse për të kufizuar të ardhurat e vendit

donald trump

Sondazh

Poll