Bota

"Të gjithë duam një paqe"/ Von der Leyen: Trump ka nevojë për mbështetjen e BE-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Von der Leyen e bëri deklaratën teksa njoftoi se liderët evropianë kishin rënë dakord të lehtësonin rregullat fiskale që shtetet anëtare të shpenzonin më shumë për mbrojtjen e tyre pas presionit nga Trump.

7 Mars 2025, 13:51 Nga E. D
"Të gjithë duam një paqe"/ Von der Leyen: Trump ka
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se Presidenti amerikan Donald Trump ka nevojë për mbështetjen e BE-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Von der Leyen e bëri deklaratën teksa njoftoi se liderët evropianë kishin rënë dakord të lehtësonin rregullat fiskale që shtetet anëtare të shpenzonin më shumë për mbrojtjen e tyre pas presionit nga Trump. Sakaq, udhëheqësit evropianë kanë kërkuar më parë një vend në tryezën e bisedimeve me zyrtarët e Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në bisedimet për t’i dhënë fund luftës. 

“Ne të gjithë duam një paqe përmes forcës, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe kjo është gjithashtu në interes të presidentit Trump që të ketë një paqe përmes forcës. Dhe nëse ai dëshiron ta arrijë këtë, është e mundur vetëm me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare.

Ne kemi qenë ata, për shembull, që kemi siguruar mbijetesën ekonomike të Ukrainës për vitin 2025. Ne jemi ata që tani investojmë shumë në industrinë e mbrojtjes ukrainase dhe po ofrojmë kapacitete ushtarake që i duhen Ukrainës”, vazhdoi von der Leyen.

ursula von der leyen donald trump

Sondazh

Poll