Aktualitet

EMRAT/ Shpërndanin kokainë e kanabis në Tiranë, vihen në pranga dy të rinj

Bëhet e ditur se në pranga ka rënë Grid Preni, 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën doza kokaine dhe një sasi kanabisi të destinuara për shitje.

7 Mars 2025, 16:29 Nga E. D
EMRAT/ Shpërndanin kokainë e kanabis në Tiranë, vihen
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.  Bëhet e ditur se në pranga ka rënë Grid Preni, 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën doza kokaine dhe një sasi kanabisi të destinuara për shitje. Po ashtu në pranka ka rënë edhe Albis Hasdukaj, 26 vjeç, pasi në automjetin e tij u gjetën disa doza kanabisi të gatshme për tregtim.

Njoftimi i Policisë:

Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të shitjes së dozave të Kokainës dhe Cannabisit. Vihen në pranga 2 autorët e tyre. Sekuestrohen doza dhe sasi të lëndëve narkotike dhe 1 automjet. Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, janë goditur 2 raste të tjera në fushën e narkotikëve. Për këto raste:

Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi shtetasin G. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën doza Kokaine dhe një sasi Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen;

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi shtetasin A. H., 26 vjeç, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën disa doza Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për pasagjeren në këtë automjet, shtetasen V. C., 33 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2025, 15:57 N.F

Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare

Foto ilustruese TIRANË- Pasi u izolua nga bota e jashtme për dekada dhe duke përjetuar një eksod masiv, Shqipëria po anon në ...