Aktualitet

Ishte dëbuar më parë dhe u rikthye me identitet të ri, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali, i gjendet drogë me vlerë mijëra euro në banesë

Prej kohësh efektivët e Forlit kishin sinjalizime për aktivitet të paligjshëm në zonë, por pasi e arrestuan zbuluan se i riu ishte një emër i njohur i drejtësisë italiane. Ai ishte dëbuar nga Italia, por ka mundur të gjejë rrugën për tu rikthyer me një identitet të ri fals.

7 Mars 2025, 16:12 Nga E. D
Ishte dëbuar më parë dhe u rikthye me identitet të ri,
foto ilustruese

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik kokaine. Prej kohësh efektivët e Forlit kishin sinjalizime për aktivitet të paligjshëm në zonë, por pasi e arrestuan zbuluan se i riu ishte një emër i njohur i drejtësisë italiane. Ai ishte dëbuar nga Italia, por ka mundur të gjejë rrugën për tu rikthyer me një identitet të ri fals.

Medit vendase shkruajnë se kapja e tij u bë në momentin që sapo kishte shitur dy dozat e radhës tek një blerës vendas. Kontrolli në banesë zbuloi se e kishte kthyer atë në një bazë droge, duke i sekuestruar 60 doza kokainë me peshë 35 gramë. Shitja e saj do sillte disa mijëra euro fitime. Në shtëpinë e shqiptarit u gjet edhe material për paketimin e dozave dhe një shumë parash që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Lënda narkotike e gjetur, së bashku me një peshore precize dhe para, u sekuestruan dhe u vunë në dispozicion të Prokurorisë Publike të Forlit. Gjatë operacionit i arrestuari tregoi një dokument, të lëshuar rregullisht nga autoritetet shqiptare, ku raportoheshin detaje personale që nuk përputheshin me ato që njihnin karabinierët e Cesenatico-s, të cilët e kishin arrestuar në të kaluarën, për më tepër për të njëjtin krim, me të dhëna të tjera personale dhe me të cilat ai ishte dëbuar tashmë nga territori kombëtar.

policia italiane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2025, 15:57 N.F

Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare

Foto ilustruese TIRANË- Pasi u izolua nga bota e jashtme për dekada dhe duke përjetuar një eksod masiv, Shqipëria po anon në ...