Sport

“Goglat” zbulojnë çiftet gjysmëfinaliste të Kupën së 73-të të Shqipërisë...

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më 31 mars, ndrërsa ajo e kthimit më 24 prill.

7 Mars 2025, 11:32 Nga DOSJA
“Goglat” zbulojnë çiftet gjysmëfinaliste të

TIRANE - Në “Shtëpinë e Futbollit”, sot paradite u hodh shorti për turin gjysmëfinal të Kupës së 73-të të Shqipërisë. Dinamo, Vllaznia, Egnatia dhe Partizani kanë mësuar edhe kundërshtarin ëe tyre në këtë fazë.

“Goglat” rezervuan përballje shumë interesante dhe të luftuara mes 4 ekipeve pjesëmarrëse. Vllaznia do të duelojë me Dinamon, me  sfidën e parë që shkodranët do ta luajnë në “Loro Boriçi”.

Ndërkohë nga ana tjetër Egnatia peshkoi skuadrën e Partizanit. Dueli i parë mes tyre do të luhet në “Egnatia Arena”.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më 31 mars. Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2025, 10:30

123-vjetori i Real Madridit në foto...

BBC e Real Madridit la gjurmë në pesë sezone kryesore në klub (midis 2013 dhe 2018). Treshja Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Rona...