Sport

VIDEO/ Mourinho i zakonshëm, portugezi nis “të flejë” duke u tallur me gazetarin…!

“Special One”, fjalë për fjalë, filloi të “gërhiste” gjatë një pyetjeje prej 50 sekondash të bërë nga një gazetar turk.

7 Mars 2025, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Mourinho i zakonshëm, portugezi nis “të flejë”

TURQI - Karriera e gjatë e José Mourinhos nuk ka munguar nga episode zbavitëse dhe deklarata helmuese gjatë konferencave për shtyp dhe intervistave.

Por ajo që ndodhi, pasi skuadra e tij e Fenerbahçes humbi 3-1 në shtëpi nga Rangers ishte e pabesueshme: “Special One” fjalë për fjalë filloi të gërhiste gjatë një pyetjeje të pafund të bërë nga një gazetar turk.

Një analizë e mirë taktike 50 sekondash, sidomos në zgjedhjet në mbrojtje, të cilat e mërzitën trajnerin portugez, deri në një reagim që mund të interpretohej edhe si tallje dhe mungesë respekti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll