Sport

Paulo Fonseca, nga zemërimi në lot...

Fonseca nuk do të mund të hyjë në dhomat e zhveshjes në Ligue 1 deri më 15 shtator 2025 dhe nuk do të mund të ulet në stol deri më 30 nëntor 2025.

7 Mars 2025, 08:00 Nga DOSJA

Paulo Fonseca, nga zemërimi në lot...

RUMANI - Pak orë pasi iu dha një sanksion i rëndë (9 muaj pezullim për shkak të sjelljes së tij të konsideruar kërcënuese ndaj gjyqtarit Benoît Millot), Paulo Fonseca i është kthyer buzëqeshjes falë Europa League.

Olympique Lyonnais fitoi 3-1 në Bukuresht kundër FCSB në ndeshjen e parë të raundit të 16-të, duke iu afruar kështu kualifikimit për në çerekfinale.

Pas golit të Tagliafico për rezultatin 0-1, të gjithë lojtarët shkuan për të përqafuar trajnerin portugez, reagimi i të cilit u bë menjëherë viral.

Ish-trajneri i Romës dhe Milanit nuk ka mundur ta fshehë emocionin dhe është kapur në lot nga kamerat.

Ish-trajneri portugez i Milanit është pezulluar për 9 muaj, deri më 30 nëntor 2025, pas përballjes së tij kokë më kokë me gjyqtarin Bastien Millot gjatë Lyon-Brestit.

Ai nuk do të mund të hyjë në dhomat e zhveshjes në Ligue 1 deri më 15 shtator 2025 dhe nuk do të mund të ulet në stol deri më 30 nëntor 2025.

"Është padyshim e padrejtë. Unë nuk e preka arbitrin dhe nuk kisha ndërmend ta sulmoja”, tha Fonseca, i cili mund të trajnojë rregullisht në Evropë:

"Gjëja më e rëndësishme është se kam mbështetjen e klubit, që do të thotë shumë për mua. Ky grup i mrekullueshëm dhe tifozët janë gjithashtu me mua”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll