Sport

Anglezi Mason Greenwood ka kërkuar zyrtarisht të luajë për Xhamajkën...

Sulmuesi i OM, Mason Greenwood (23 vjeç) ka bërë kërkesë për të luajtur për Xhamajkën. Anglezi ka vetëm një ndeshje me “Tre Luanët”, në shtator 2020.

7 Mars 2025, 10:00 Nga DOSJA

Anglezi Mason Greenwood ka kërkuar zyrtarisht të luajë për

FRANCE - Mason Greenwood dëshiron të evoluojë me një kombëtare të re. Siç u përmend disa muaj më parë, sulmuesi i OM ka bërë zyrtarisht një kërkesë për të luajtur me Xhamajkën, siç raportojnë disa media angleze. 

“Unë e kuptoj se ai (Greenwood) ka kërkuar të zhvendoset”, tha Mark Bullingham, shefi ekzekutiv i Federatës Angleze të Futbollit (FA), për The Athletic të enjten. “Kjo ka ndodhur zyrtarisht, por ai mund të ndryshojë kombëtaren vetëm një here”.

I lindur në Bradford dhe i shfaqur vetëm një herë me “Tre Luanët”, më 5 shtator 2020 kundër Islandës (1-0), lojtari 23-vjeçar nuk është thirrur që nga Euro 2021, kompeticion të cilin e humbi për shkak të dëmtimit.

I akuzuar në janar 2022 për dhunë në familje dhe tentativë përdhunimi nga partnerja e tij, ai është mbajtur jashtë kombëtares angleze që nga ajo kohë, megjithë heqjen e akuzave kundër tij dhe paraqitjet e tij të suksesshme me OM, me të cilën ka shënuar 15 herë në 24 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon.

Një "vendim personal" nga Greenwood

Greenwood ishte në gjendje të bënte kërkesën për ndryshim, sepse ai ka luajtur ndeshjen e tij të vetme me Anglinë përpara se të mbushte 21 vjeç. Prandaj Greenwood nuk do të jetë pjesë e listës së parë të zbuluar javën e ardhshme nga Thomas Tuchel, trajneri i ri i Anglisë, pasi u mënjanua nga dy paraardhësit e tij.

"Jo, ne nuk kërkuam që Greenwood të luante për Xhamajkën," tha Bullingham, duke iu referuar një "vendimi personal" nga Greenwood. E di që njerëzit e kanë pyetur Gareth-in (Southgate, ish-trajnerin e Anglisë) për të dhe Gareth ka qenë i sinqertë duke thënë se ai nuk është në planet e tij, sepse ai nuk ka performuar në atë nivel, kështu që unë nuk jam në dijeni të ndonjë komunikimi që kemi pasur me të që atëherë”.

Pasojat pozitive për OM?

Ky vendim mund të ketë ndikim në dritaret e ardhshme të transferimeve të OM. Nëse Greenwood merr nënshtetësinë xhamajkane, ai nuk do të zinte më një vend jashtë BE-së në skuadër (britanikët e kanë pasur këtë status që nga Brexit).

Xhamajkanët përfitojnë nga Marrëveshja e Samoas (ish Partneriteti Cotonou) që lejon lojtarët nga disa vende në Afrikën Sub-Sahariane, Karaibe dhe Paqësor të mos i nënshtrohen më regjimit të kuotave, në të njëjtën mënyrë si lojtarët evropianë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll