7 Mars 2025, 10:14
Nga B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar propagandën nga qelia e burgut të Durrësit, aty ku ndodhet prej muajit shkurt. Veliaj ka uruar mësuesit për festën e 7-Marsit përmes një kartoline, ku shprehet mes të tjerash se "do të kthehet i ndershëm" pranë tyre.
Kryebashkiaku thekson sërish se sipas tij ndodhet në burg padrejtësisht, ndërsa premton se gjatë vitit 2025 do të vijojë të ndërtojë më shumë shkolla të reja edhe pse ndodhet në qeli.
Postimi i Veliajt:
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj 7-mars
Politike
7 Mars 2025, 09:55
B.Z
Doris Madhi
TIRANË - Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit nga Partia Demokratike, Doris Madhi ka denoncuar sërish mosfunksio...
Politike
7 Mars 2025, 09:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot dhe nesër ministrat, kryesinë e Gr...
Politike
7 Mars 2025, 07:35
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në një anketë të publikuar ditë më parë në ueb-faqen tonë, i kemi pyetur lexuesit e Ra...
Politike
6 Mars 2025, 23:05
N.F
Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi se Partia Demokratike do t'i fitojë zgjedhjet dhe se koalicion...
Politike
6 Mars 2025, 22:45
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpjeguar sesi janë 24 orët e tij në qeli. Veliaj në një intervistë të...
Politike
6 Mars 2025, 22:33
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se 25 ditë pas arrestimit të tij ka bërë me dije se ësht&e...
Politike
6 Mars 2025, 22:27
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka tentuar ta censurojë Tik Toku...
Politike
6 Mars 2025, 22:23
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pyetur në një intervistë të zhvilluar së fundmi n&e...
Politike
6 Mars 2025, 22:21
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belin Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme ...
Politike
6 Mars 2025, 22:15
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar arrestimin e tij ndërsa ka theksuar se e sheh si një goditje pol...