Sport

Shpërthen Tirana në ‘Niko Dovana’, gjen fitoren me “poker” golash ndaj Laçit...

Bardheblutë e Tiranës arritën që të marrin një fitore kyçe 4-1 “në shtëpi” përballë Laçit.

6 Mars 2025, 20:01 Nga DOSJA
Shpërthen Tirana në ‘Niko Dovana’, gjen fitoren me

DURRES - Një tjetër ndeshje për mbijetesë në “Niko Dovana” të Durrësit në kuadër të javës së 28-të të Superiores.

Bardheblutë e Tiranës arritën që të merrte një fitore kyçe “në shtëpi” përballë Laçit. Ekipi i drejtuar nga Shkëmbi ka arritur që të shënojë plot katër gola përballë një skuadre të vendosur mjaft mirë në fushë nga Moriero.

Kola (5’), Jarmouni (54’), Ernest (75’) dhe Ndreca (88’) ndëshkuan kurbinasit, të cilët gjetën vetëm një herë rrugën e golit falë Traore (12’).

Një fitore tepër e rëndësishme kjo për Tiranën, e cila shkon në kuotën e 29 pikëve dhe ngjitet në vendin e 8-të. Në krahun tjetër me 31 pikë të grumbulluara, Laçi mbetet në vendin e 6-të të renditjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll