Sport

Derbi i mbijetesës... Bylis siguron tre pikë të arta, mposht Teutën në 'Adush Muça'

Pas fitores 1-0 ndaj Teutës në shtëpi, skuadra e Bylisi merr tre pikë të arta përballë një rivali direkt dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 28 pikëve.

6 Mars 2025, 19:46 Nga DOSJA
Derbi i mbijetesës... Bylis siguron tre pikë të arta, mposht

BALLSH - Bylisi ka fituar 1-0 derbin e mbijetesës përballë Teutës në javën e 28-të të Supeiores. Një gol i Malomos (54’) në pjesën e dytë ka vulosur fatin e sfidës, e cila mund të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të protagonistëve.

Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar dhe kanë munguar rastet për shënim në të dyja kampet. Si Bylisi edhe Teuta ndjejnë presionin e pikëve, prandaj nuk hidhen në aventura.

Vendasit nisin me gol pjesën e dytë. Malomo dërgon topin në rrjetë dhe kalon në avantazh skuadrën mallakstriote. Teuta mundohet të reagojë në minutat e mbetura, por pa arritur të evitojë humbjen.

Bylisi merr tre pikë të arta përballë një rivali direkt dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 28 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll