Sport

FIFA do të shpërndarjë 926 milionë eurove për Kupën e Botës midis Klubeve...

FIFA njoftoi dje se Kupa e Botës për Klube për meshkuj, e cila do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 13 korrik, do të ketë çmime në vlerë prej rreth 926 milionë euro (një miliardë dollarë).

6 Mars 2025, 13:00 Nga DOSJA

FIFA do të shpërndarjë 926 milionë eurove për

ZVICER - Në një deklaratë, organi qeverisës botëror i futbollit njoftoi se kjo ‘tortë’ financiare tashmë është miratuar nga Këshilli i FIFA-s, duke përfshirë edhe një mekanizëm solidariteti, që do të lejojë shpërndarjen e fondeve për klubet në mbarë botën, dhe jo vetëm për pjesëmarrësit.

“Kupa e Botës për Klube FIFA nuk do të jetë vetëm kulmi i futbollit të klubeve, por edhe një demonstrim i gjallë i solidaritetit, nga i cili do të përfitojnë të gjitha klubet në përgjithësi në një shkallë të paprecedentë që asnjë kompeticion tjetër nuk e ka arritur”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në një deklaratë.

Këshilli miratoi njëzëri raportin vjetor për vitin 2024, i cili përfshin një objektiv fitimi prej 13 miliardë eurosh për ciklin 2023-2026, 90% e të cilit do të caktohet për “zhvillimin” e sportit në nivel global. Megjithatë, sa i përket Kupës së Botës, Infantino garantoi se “të gjitha paratë do të shpërndahen mes pjesëmarrësve”.

Në total, në Botërorin e Klubeve do të zhvillohen 63 ndeshje, në 12 stadiume dhe në 11 qytete, nga data 14 qershor deri më 13 korrik 2025, ndërsa finalja do të luhet në stadiumin MetLife, i cili do të presë edhe dy ndeshjet gjysmëfinale, më 8 dhe 9 korrik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll