Sport

8 Marsi... Dita Ndërkombëtare e Grave/ FSHF organizon një mini-turne futbolli

Anila Basha, anëtare e KE të FSHF-së: “Një traditë që sjell mesazhe inkurajuese për vajzat dhe grate”

6 Mars 2025, 11:45 Nga DOSJA

8 Marsi... Dita Ndërkombëtare e Grave/ FSHF organizon një

TIRANE - Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, FSHF organizoi në “Shtëpinë e Futbollit” një mini-turne të veçantë futbolli me pjesëmarrjen e vajzave të UN Women, gazetareve të sportit dhe jo vetëm, si dhe vajzave të stafit të administratës së FSHF-së.

Ky aktivitet nga FSHF tashmë po kthehet në një traditë të bukur, pasi më parë u organizua edhe në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit. Vajzat, të ndara në katër ekipe, luajtën futboll dhe së bashku uruan 8 Marsin nën thirrjen “Gëzuar 8 Marsin për çdo grua që ndryshon lojën”.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga anëtarja e KE-së, Anila Basha, dhe koordinatorja e përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Në fjalën e saj, anëtarja e KE-së, Anila Basha, tha se ky aktivitet shërben për të dhënë sa më shumë mesazhe inkurajuese për të drejtat e grave dhe vajzave.

“Një aktivitet kaq i bukur, që tashmë po e kthejmë në një traditë dhe po e organizojmë. Të gjithë së bashku po krijojmë këtë traditë të bukur, duke zhvilluar këtë mini-kompeticion, i cili përtej vlerës së lojës në këtë moment, ka një rëndësi të madhe për solidaritetin që tregojmë ndaj kauzave që lidhen me vajzat dhe grate,”- tha anëtarja e KE-së, Anila Basha.

Koordinatorja e përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, në fjalën e saj të shkurtër theksoi se futbolli shërben për të dhënë mesazhin e paqes dhe barazisë. Turneu i futbollit u fitua nga gazetaret e sportit, të cilat morën edhe një kupë simbolike nga Federata e Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll