Bota

Trump "ngrin" tarifat ndaj Meksikës deri më 2 prill, Sheinbaum: Do të vazhdojmë të punojmë së bashku, veçanërisht për çështjet e emigracionit dhe sigurisë!

Trump tha se ai pranoi pezullimin e tarifave "për respekt" ndaj presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi marrëdhëniet e tyre të forta bashkëpunuese, duke thënë se ata po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të adresuar sigurinë kufitare, duke përfshirë ndalimin e emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të fentanilit.

6 Mars 2025, 18:17 Nga N.F
Trump "ngrin" tarifat ndaj Meksikës deri më 2 prill,
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të enjten "ngrirjen" e tarifave për produktet meksikane të mbuluara nga marrëveshja tregtare SHBA-Meksikë-Kanada deri më 2 prill. Trump u shpreh se pasi foli me presidenten meksikane, Claudia Sheinbaum ranë dakord që Meksikës nuk do t'i kërkohet të paguajë tarifa deri më 2 prill. 

Trump tha se ai pranoi pezullimin e tarifave "për respekt" ndaj presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi marrëdhëniet e tyre të forta bashkëpunuese, duke thënë se ata po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të adresuar sigurinë kufitare, duke përfshirë ndalimin e emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të fentanilit. Ai gjithashtu falënderoi presidenten meksikane për bashkëpunimin dhe punën e saj të palodhur.

Presidenti amerikan nuk e përmendi Kanadanë në këtë postim në rrjetet sociale. SHBA njoftoi vendosjen e tarifave 25% ndaj produkteve kanadeze dhe meksikane. Hidrokarburet kanadeze, të cilat tatohen me 10%, u përjashtuan. Otava njoftoi menjëherë vendosjen e tarifave përkatëse për disa produkte amerikane dhe paralajmëroi se lista do të rritet në të ardhmen.

Meksika kërcënoi gjithashtu me masa hakmarrëse, por vendimi përfundimtar do të shpallej të dielën nga presidentja Claudia Sheinbaum. Analistët e interpretuan vonesën e Meksikës në shpalljen e kundërmasave si një shpresë për një përmbysje të të dhënave, gjë që më në fund ndodhi sot me komunikimin mes Trump dhe presidentit meksikan.

Në reagimin e saj të parë pas “ngrirjes” së tarifave, presidentja meksikane falënderoi homologun e saj republikan dhe deklaroi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shtëpinë e Bardhë për çështjet e sigurisë kufitare.


“Shumë faleminderit Presidentit Donald Trump. Kemi pasur një bisedë telefonike të shkëlqyer dhe të respektueshme, gjatë së cilës ramë dakord që puna dhe bashkëpunimi ynë kanë dhënë rezultate të paprecedentë, në kuadër të respektimit të sovranitetit tonë”, tha Claudia Sheinbaum në një postim në X.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, veçanërisht për çështjet e emigracionit dhe sigurisë, të cilat përfshijnë reduktimin e kalimit të paligjshëm të fentanilit në Shtetet e Bashkuara, si dhe armëve në Meksikë."

trump

Sondazh

Poll