Samit krize në BE, Scholz kundër paqes së diktuar në Ukrainë
Scholz GJERMANI- Krerët e qeverive dhe shteteve të BE takohen në një samit krize për Ukrainën. Kancelari gjerman, Scholz edhe...
Të dyshuarit u arrestuan të mërkurën - ditën e njëjtë kur Rumania, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së, i shpalli persona non-grata atasheun ushtarak të Ambasadës së Rusisë dhe zëvendësin e tij.
RUMANIA- Prokurorët rumunë njoftuan të enjten se i kanë arrestuar gjashtë njerëz nën dyshimin se kishin bërë përpjekje për ta rrëzuar Qeverinë e Rumanisë me ndihmën e Rusisë. Të dyshuarit u arrestuan të mërkurën - ditën e njëjtë kur Rumania, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së, i shpalli persona non-grata atasheun ushtarak të Ambasadës së Rusisë dhe zëvendësin e tij.
Rumania tha se ata bënë veprime në kundërshtim me rregullat diplomatike. Moska ka thënë se nuk do të përgjigjet ndaj këtij vendimi të rumunëve.
“Duke nisur nga viti 2023, pesë nga të pandehurit, bashkë me një të dyshuar, e krijuan një grup të organizuar kriminal, me qëllim për ta minuar sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit të Rumanisë, duke e minuar politikisht mbrojtjen e vendit”, tha njësia kundër krimit të organizuar, DIICOT.
DIICOT nuk i ka bërë të ditur emrat e të dyshuarve, por tha se “pjesëtarët e grupit kriminal i kontaktuan vazhdimisht agjentët e fuqive të huaja, në Rumani dhe në Federatën Ruse”.
Rusia nuk ka komentuar ende rreth kësaj çështjeje. Prokurorët thanë se grupi kishte strukturë të llojit ushtarak, dhe pjesë e tij ishte edhe një gjeneralmajor i pensionuar. Ata thanë se grupi kishte ndërmarrë hapa për biseduar me forca të jashtme në lidhje me tërheqjen e mundshme të Rumanisë nga aleanca ushtarake e NATO-s. Sipas prokurorëve, grupi synonte ta instalonte një qeveri të re dhe ta shpërbënte rendin e tanishëm kushtetues, duke prezantuar një flamur të ri, një himn të ri kombëtar dhe duke ndryshuar emrin e vendit.
"Njëkohësisht, gjatë janarit, dy nga të pandehurit udhëtuan në Moskë, ku u kontaktuan me persona të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e organizatës për të marrë pushtetin në Rumani", thanë prokurorët.
Tensionet politike janë të larta në Rumani që nga shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve presidenciale në dhjetor nga gjykata më e lartë, mes akuzave për ndërhyrje ruse, të cilat Moska i mohoi. Një gjykatë në atë kohë vendosi se Rusia kishte ndërhyrë në fushatën zgjedhore për të favorizuar kandidatin kryesor të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, i cili është prorus dhe kundërshton furnizimin e Ukrainës me ndihmë ushtarake. Burime nga prokuroria thanë se hetimi i shpallur të enjten nuk ka lidhje me Georgescu, raporton Reuters./ REL
Scholz GJERMANI- Krerët e qeverive dhe shteteve të BE takohen në një samit krize për Ukrainën. Kancelari gjerman, Scholz edhe...
donald tusk MOSKË- Rusia do të humbasë garën e armatimeve me Evropën, ashtu siç dikur Bashkimi i Republikave Socialiste Sov...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mund të vendosë këtë javë për të ndërmarrë hapat e p...
foto ilustruese BRUKSEL- Udhëheqësit evropianë, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, po takohen në Bruksel p&eum...
Erdogan dhe Zelensky TURQIA- Turqia mund të kontribuojë në një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë....
foto ilustruese RUSI- Rusët po përcjellin me vëmendje përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për...
Volodymyr Zelenskyy BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu falënderimet e tij për vendet e BE-së pas mbërritjes ...
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq dje në media me shenjën e kryqit në ballë. Në artikuj t&eu...
foto ilustruese SHBA- Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligj...
pamje nga vendngjarja BERITANI E MADHE- Një aksident tragjik ka ndodhur në një stadium në Britani kur një makinë el...