Bota

"Ky është një tjetër lajm i rremë"/ Shtëpia e Bardhë mohon raportimet e Reuters për refugjatët ukrainas: Nuk është marrë asnjë vendim deri më tani

Në raportin përkatës të Reuters thuhet se Uashingtoni planifikon të heqë statusin ligjor të më shumë se 1.8 milionë emigrantëve nga vende të ndryshme që kanë hyrë në SHBA përmes programeve humanitare gjatë presidencës së Joe Biden.

6 Mars 2025, 17:18 Nga E. D
"Ky është një tjetër lajm i
Caroline Levitt

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka mohuar kategorikisht raportet se Donald Trump ka në plan të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të rreth 240,000 ukrainasve që ikën në Shtetet e Bashkuara për shkak të luftës.

Në raportin përkatës të Reuters thuhet se Uashingtoni planifikon të heqë statusin ligjor të më shumë se 1.8 milionë emigrantëve nga vende të ndryshme që kanë hyrë në SHBA përmes programeve humanitare gjatë presidencës së Joe Biden.

“Ky është një tjetër lajm i rremë nga Reuters, bazuar në burime anonime që nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin. E vërteta është se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.

caroline levitt

Sondazh

Poll