Bota

Zakharova: Presim që SHBA të caktojë një përfaqësues për negociatat!

Zakharova gjithashtu tha se sa i përket çështjes së një zgjidhjeje paqësore, ajo është komplekse dhe kërkon diskutim të detajuar në nivel ekspertësh.

6 Mars 2025, 15:28 Nga DOSJA
Zakharova: Presim që SHBA të caktojë një
Maria Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha sot se Rusia pret që Shtetet e Bashkuara të caktojnë një përfaqësues për bisedimet e paqes mbi Ukrainën dhe më pas Moska do të formojë ekipin e saj negociues. Zakharova gjithashtu tha se sa i përket çështjes së një zgjidhjeje paqësore, ajo është komplekse dhe kërkon diskutim të detajuar në nivel ekspertësh. Gjithashtu ajo tha se është emëruar ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, z. Dartsiev, i cili padyshim do të merret me rivendosjen e kontakteve dhe lidhjeve në vend.

“Sa i përket çështjes së një zgjidhjeje paqësore, ajo është komplekse dhe kërkon diskutim të detajuar në nivel ekspertësh. Ne ende presim që qeveria amerikane të caktojë një përfaqësues zyrtar për të nisur procesin e negociatave dhe për të formuar një ekip negociatorësh. Pas kësaj, ne do të mund të zgjedhim një bashkëbisedues nga pala ruse. Ky është pikërisht rasti në të cilin Ukraina mund të sigurojë garanci sigurie për vete.

Domethënë, kthimi në rrënjët e shtetësisë së saj, të cilat janë të ngulitura në deklaratën e 1990 të sovranitetit të saj shtetëror. Po flasim për një regjim neutral, të paangazhuar, jo bërthamor, me një refuzim të ideologjisë naziste. Për respektimin e të drejtave të njeriut, para së gjithash të rusëve etnikë dhe popullatës rusishtfolëse. Këto janë garancitë e sigurisë suaj, " tha Zakharova, duke shtuar se regjimi i Kievit po kërkon në vendet e gabuara për garancitë e tij.

maria zakharova

Sondazh

Poll