Aktualitet

Gripi i shpendëve në Fermën Rea's, asgjësohen 69 mijë pula të ngordhura, bllokohen 250 mijë vezë

69 mijë krerë shpendë të fermës Rea's janë raportuar të ngordhura dhe janë eliminuar për të penguar përhapjen e gripit në kapanonet e tjera. Po ashtu janë bllokuar dhe 250 mijë vezë të këtij kapanoni dhe AKU do të merret me asgjësimin e tyre.

6 Mars 2025, 11:47 Nga B.Z
Gripi i shpendëve në Fermën Rea's, asgjësohen 69
Foto ilustruese

DURRËS - Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me rastin që u raportua pak ditë më parë në media ku shpendët e Fermës Rea's u prekën nga gripi. Bëhet me dije se 69 mijë krerë shpendë të fermës Rea's janë raportuar të ngordhura dhe janë eliminuar për të penguar përhapjen e gripit në kapanonet e tjera.

Po ashtu janë bllokuar dhe 250 mijë vezë të këtij kapanoni dhe AKU do të merret me asgjësimin e tyre. Ndërkohë dy ditë më parë Ministria e Bujqësisë tha se janë marrë masa të menjëhershme për rastin, dhe ferma është vënë në karatinë. Gjithashtu u raportua se janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

 

ferma rea\\\\\\\'s

Sondazh

Poll