Politike

Berisha: Meta do jetë në listë të sigurt, prania e tij është nxitje për këdo që beson te një Shqipëri pa të burgosur politikë

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se një njeri i burgosur, të cilin Edi Rama e mban në burg për shkak të frikës dhe tmerrit që ka dhe kërkon të marrë mandate duke burgosur kundërshtarët politikë, atëherë ai do të jetë në parlament dhe do të jetë fitimtar.

6 Mars 2025, 12:30 Nga E. D
Berisha: Meta do jetë në listë të sigurt, prania e tij
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp tha se Ilir Meta do të jetë në lista të sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë dhe se prania e tij në lista është një nxitje e madhe për të gjithë shqiptarët. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se një njeri i burgosur, të cilin Edi Rama e mban në burg për shkak të frikës dhe tmerrit që ka dhe kërkon të marrë mandate duke burgosur kundërshtarët politikë, atëherë ai do të jetë në parlament dhe do të jetë fitimtar.

"Ilir Meta do të jetë, sot ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit, i burgosur politik, do të jetë në lista të sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë. Dhe jam i bindur se prania e tij në lista është një nxitje e madhe për të gjithë shqiptarët që besojnë se një Shqipëri e lirë nuk ekziston me të burgosur politikë dhe që vlerësojnë kontributin e tij 30-vjeçar në politikë...

Janë të tjerë që po merren me negociata, por unë mund t’u konfirmoj ju se ai do jetë në listë të mbyllur. Dhe, mendoj se përderisa të ekzistojë këtë listë, nuk mund të ketë asnjë koment. Një njeri i burgosur, të cilin Edi Rama e mban në burg për shkak të frikës dhe tmerrit që ka, Edi Rama kërkon të marrë mandate duke burgosur kundërshtarët politikë, atëherë ai do të jetë në parlament dhe do të jetë fitimtar," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll