Sport

Luis Enrique i dëshpëruar: "Rezultat i padrejtë, lojtari i tyre më i mirë ishte Alisson"…

"Kam një ndjenjë të çuditshme: nga njëra anë jam jashtëzakonisht krenar për ekipin tim dhe tifozët tanë, nga ana tjetër ndjej një ndjenjë të fortë padrejtësie për rezultatin përfundimtar".

6 Mars 2025, 08:00 Nga DOSJA

Luis Enrique i dëshpëruar: "Rezultat i padrejtë, lojtari i

FRANCE - Paris Saint-Germain humbi ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Champions League kundër Liverpool-it, por trajneri Luis Enrique nuk e fshehu zhgënjimin e tij për një rezultat që ai e konsideroi të pamerituar.

Trajneri spanjol, duke folur për Canal + pas ndeshjes, shprehu ndjenja të përziera për paraqitjen e skuadrës së tij. "Kjo është një situatë shumë e padrejtë. Ndeshja e sotme ishte ndoshta më e mira e sezonit në Champions League për ne," tha ai me zhgënjim të dukshëm.

"Kam një ndjenjë të çuditshme: nga njëra anë jam jashtëzakonisht krenar për ekipin tim dhe tifozët tanë, nga ana tjetër ndjej një ndjenjë të fortë padrejtësie për rezultatin përfundimtar. Lojtari i tyre më i mirë ishte portieri Alisson".

Pavarësisht rezultatit negativ, trajneri i PSG-së ka dashur të nxjerrë në pah aspektet pozitive të paraqitjes së parizienëve. Skuadra franceze tregoi karakter dhe cilësi loje ndaj Liverpoolit, një prej skuadrave më të frikshme në kompeticionin europian.

Parizienët, megjithatë, do të duhet të pushtojnë Anfield për të vazhduar rrugëtimin e tyre evropian: "Ne jemi gati për në Liverpool. Nuk kemi asgjë për të humbur".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll