Sport

Harry Kane: “Bayern Munich nuk ka frikë nga askush, është mentaliteti ynë”...

“Golat? Dua të qëndroj i qetë, të vazhdoj të bëj atë që di të bëj dhe të ndihmoj skuadrën time të fitojë".

6 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

Harry Kane: “Bayern Munich nuk ka frikë nga askush, është

GJERMANI - Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, i vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes, foli për Sky Sport për të analizuar fitoren 3-0 në derbin gjerman kundër Bayer Leverkusenit:

"Kemi përfunduar gjysmën e punës, por mbetet ndeshja e kthimit. Nga fillimi në fund shprehëm intensitetin tonë, ishte një ndeshje ndryshe nga kampionati. Kishim momente të ekuilibrit të madh, po e shijojmë fitoren, por javën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë".

Ish-lojtari i Tottenhamit vazhdoi: "I fituam topat e dytë duke krijuar presion, pastaj pati edhe momente në lojë, i shfrytëzuam në maksimum, pastaj ata mbetën me dhjetë lojtarë.

Ne jemi Bayern Munich, nuk kemi frikë nga askush, duam të fitojmë çdo ndeshje. Golat? Dua të qëndroj i qetë, të vazhdoj të bëj atë që di të bëj dhe të ndihmoj skuadrën time të fitojë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll